VIDEO/ Niang debuton me gol dhe asist, Empoli zhyt në fund Salernitanën e Inzagit! Dy shqiptarë e ndjekin sfidën nga stoli

by admin
Spread the love

Pesë ndeshje radhazi pa humbje, Empoli i trajnerit Nikola, vazhdon serinë fantastike në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 1-3 Salernitanën e Filipo Inzagit duke e zhytur në fundin e renditjes.  

Ylli i mbrëmjes për Empolin ishte ish-futbollisti i Milanit, Mbaje Niang, që debutoi me gol dhe asist me skuadrën e tij të re. Ndërkohë për sa i përket futbollistëve shqiptarë, vetëm Ismajli u aktivizua titullar në këtë përballje duke bërë paraqitje të kënaqshme, teksa Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi e ndoqën sfidën nga stoli.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Pjesën e parë e vendosi autogoli i Zanolit në minutën e 23-të, duke i dhuruar avantazhin Empolit. Në fragmentin e dytë të lojës ishte Veisman që vendosi përkohësisht baraspeshën në minutën e 69-të, teksa Niang në minutën e 88-të me penallti dhe Kancelieri në minutën e 90+4 vendosi sfidën pas asistit të Niang.  

seria a

PANORAMASPORT.AL

You may also like