(VIDEO) Nënshkruhet marrëveshja për përzgjedhjen e një kompanie konsulente për ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes

by admin
Spread the love

Në Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot u nënshkrua marrëveshja për përzgjedhjen e një kompanie konsulente për ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë konsulente Karl Filip Hugin.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se marrëveshjа ka të bëjë me 13 mijë hektar tokë bujqësore, e cila është e rëndësishme për bujqësi të zhvilluar dhe konkurruese për zhvillimin e produkteve vendore dhe ushqimore.

DIMITAR KOVACEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 04:18-04:40

“Implementimi i programit për ujitjet në vendin tonë do të mundësojë krijimin e sistemve moderne efikase për ujitje që të rrisin hidropotencialin dhe do të ulin humbjet ekonomike. Realizimi i këtij programi është në linjë e detyrimeve tona për krijimin e një bujqësie moderne me trend europian me çka zgjedhim problemet shumëvjeçare të bujqëve”.

Sipas Kovaçevskit ky është investimi kapital më i madh për ujitje në 50 vitet e fundit.

Ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes, e ka mbështetur Republika e Gjermanisë. Ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler, theksoi shfrytëzimet efikase të ujit do të jenë shkak për uljen e shpenzimeve të bujqëve.

PETRA DREKSLER, AMBASADORE E GJERMANISË NË SHKUP 17:37-18:03

“Është e nevojshme që të jemi më efikase dhe më produktiv në drejtim të luftës me ndryshimet klimatike. Shfrytëzimet më efikase e ujit për ujitje do të ulë edhe shpenzimet e bujqëve, produktet bujqësore do të jenë më të qëndrueshme dhe kështu do të mund të kemi ulje të rrezikut për sigurim të ushqimit”.

Dreksler shtoi se lufta me ndryshimet klimatike është pjesë e politikës së jashtme të Gjermanisë dhe BE-së, ku Qeveria e Gjermanisë për herë të parë para një muaji ka miratuar strategji për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe politikës së jashtme. Sipas saj, një nga elementet kyçe të kësaj strategjie është që të promovohet mirëmbajtja e qëndrueshme e ekosistemeve.

Ndërkaq sa i përket mbështetjes së Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ambasadorja Dreksler theksoi se Gjermania do të ngelë bashkëpunues i përkushtuar për Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like