(VIDEO) Ndërrimi i patentave të shoferëve dhe librezave do të jetë falas

by admin
Spread the love

Patentë shoferët, lejet e qarkullimit për qytetarët e vendit dhe fletëudhëtimet për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendlindje do të jenë falas,njoftoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, pas mbarimit të seancës së qeverisë. Ai thotë se në këtë mënyrë u ndihmohet qytetarëve që deri në fund të vitit të pajisen me dokumente të cilat u nevojiten.

FATMIR BYTYÇI: ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

 “Lejet e vozitjes dhe lejet e qarkulimit për të gjithë qytetarët e RMV-së që duhet të ndërrohen para kohe do të jenë pa kompensim. Konkluzioni i dytë ka të bëjë me ministrinë e jashtme, dhënia e fletudhëtimeve për qytetarët që jetojnë jashtë RMV-së dhe kanë nevojë të kthehen në vendlije, do të jetë falas. Dhe në vendet e jashtme ku nuk ka përfaqësi konzullore, marrja e fletëudhëtimeve të bëhet online ose të dërgohet me postë në mënyrë që qytetarët tanë të cilët jetojnë jashtë territorit të mos kenë shpenzime shtesë të udhëtimeve”.

I pyetur për qytetarët që kanë paguar për nxjerrjen e dokumenteve pas ndryshimit të emrit dhe kanë marrë dokumente me emrin e vjetër,  Bytyqi tha se në periudhën në vijim do të kërkohet zgjidhje për kompensimin e atyre qytetarëve që kanë paguar për dokumentet e reja dhe ndërkohë kanë paguar sërish për ti marrë para kohe dokumentet me emrin e ri kushtetues.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like