(VIDEO) MPJ sërish shpreh përkrahje për Izraelin

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i shprehu ngushllime homologut të tij izraelit Elli Koen për viktimat dhe pasojat nga sulmet e ditës së djeshme në Izrael dhe dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, rikonfirmoi qëndrimin e Ministrisë për lirimin e menjëhershem të të gjithë civilëve të mbajtur peng si dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo aksioni të dhunshëm kundër Izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme

“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, sot në mëngjes, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me një procedurë urgjente, në kuadër të Ministrisë ka krijuar Shtabin e Krizave, detyra e të cilit është të monitorojë, koordinojë dhe sistemojë të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me qytetarët tanë të cilët janë në dhe përreth zonave të kërcënuara dhe të cilët do të kenë nevojë për ndihmë ose ndihmë për evakuimin e tyre të sigurt”

MPJ njoftoi se ambasada mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë shtetasit e regjistruar, gjatë së cilës merren masa përgatitore për asistencë të mundshme për evakuimin e sigurt të tyre.

Sipas informacioneve nga Ambasada e Republikës së Maqedonis së Veriut në Tel Aviv, si dhe sipas thirrjeve të SOS  në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup, raportohet se po rriten vazhdimisht numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Izrael dhe Bregun Perëndimor që janë bllokuar brenda dhe rreth zonave të kërcënuara.

Përveç aktiviteteve të ambasadës në Izrael, siç njoftojnë nga MPJ, sot në mëngjes është dërguar një udhëzim urgjent për rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet përreth, për përgatitjen e tyre të veçantë për aktivitetet e mundshme dhe gatishmërinë e tyre 24 orëshe si për qendrën në Shkup ashtu edhe për komunikimin e mundshëm me qytetarët në këto zona. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like