(VIDEO) Mickoski: Do të dorëzojmë në kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit

by admin
Spread the love

Të hënën do të dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, ndërsa deri në shkurt nuk mund të bëhet zëvendësimi i dokumenteve. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Të hënën do të parashtrojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e ligjit dhe lehtësimin e këtij ligji. Nëse Gjykata Kushtetuese dëshiron ta zgjidhë çështjen, mund të thërrasë menjëherë seancën dhe të diskutojë kërkesën që do të paraqesim dhe të vërë në fuqi dekretin ligjor. Por ende është vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk do të doja të ndërhyja në punën e Gjykatës Kushtetuese, nëse ajo dëshiron t’i ndihmojë qytetarët, ka një mënyrë për t’i ndihmuar”

Ai  shtoi se edhe informacionet thonë se në MPB për momentin janë rreth 30.000 formularë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, dhjetë mijë dygjuhësh, përkatësisht në gjuhën shqipe. Që do të thotë se mjafton vetëm për të mbuluar atë që deri më tani ka ardhur si kërkesë në MPB.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“I bëj thirrje Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve që të deklarojnë se deri në këtë moment janë lëshuar 1 milion e 200 mijë dokumente udhëtimi dhe diku rreth një milion e 300 mijë kanë mbetur sepse janë lëshuar gjithsej 2.5 milionë dokumente udhëtimi që duhen zëvendësuar, nga ato 1 milionë e 300 mijë që kanë mbetur vetëm për lyerje, po të kemi parasysh që janë 4000 kërkesa në ditë, duhet të paktën një vit. Kështu që është e pamundur të arrihet të përfundohen në shkurt”.

Mickoski madje vlerson se qytetarët për të ndërruar të gjitha dokumentet, duhet një vit i tërë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like