(VIDEO) Mickoski: Deputetët e VMRO-së fuqishëm kundër diktatit bullgar

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe sot ka përsëritur qendrimin e partisë së tij, sa i përket votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mickoski është prerë se 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me diktat bullgar.

 HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk e kanë, nëse nuk e kanë, nuk shoh ndonjë politikë tjetër që kjo Qeveri do ta arsyetonte më ekzistencën e saj, dhe ne duhet ta shpërndajmë Kuvendin sa më shpejt dhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare”.

Mickoski edhe një herë kërkoi që të thirret seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese, për të parë nëse pushteti i ka apo jo numrat e mjaftueshëm prej 2/3 të votave. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like