(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Fillimi i javës që vjen, do të vijë bashkë me temperatura shumë të ulëta dhe erë të fuqishme. Kështu kanë bërë me dije nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas tyre, nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme.

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Nesër dhe të shtunën pasdite koha do të jetë stabile dhe me mjegull. Të shtunën pasdite kah fundi i ditës do të ketë reshje shiu, kurse në male do të ketë borë. Reshjet më të theksuara do të jenë  gjatë natës së të shtunës dhe të dielën. Do të fryj erë e fortë juglindja, ndërsa nga e hëna do të ketë ftohje të theksuar dhe reshjet do të kalojnë në borë në zonat më të larta”.

Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe ditës.

Ndërkaq të enjten dhe të premten, do të mbajë mot me mjegull me ulje të temperaturës ditore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like