(VIDEO) Mërgimtarët i japin “infuzion” Çarshisë së vjetër të Shkupit

by admin
Spread the love

Qyteti i Shkupit gjatë verës mbushet me turistë nga vendi dhe nga jashtë, por ajo që më shumti bie në sy është ardhje e mërgimtarëve. Televizioni Shenja vizitoi njërin ndër vendet më të preferuar të mërgimtarëve , Çarshinë e Vjetër, ku ata  edhe pse kanë disa ankesa për çmimet e larta, megjithatë deklarojnë se kalojnë bukur dhe se ja vlenë të vizitohet ky vend.

QYTETAR

“Shumë mirë, çmimet janë të larta në krahasim me Gjermaninë. Çarshia e Vjetër nuk është më ajo Çarshija që ka qenë, për arsye se ka ndryshuar infrastruktura, ka ndryshuar arkitektura e Çarshisë së Vjetër, prej Çarshisë së Vjetër ka mbetur shumë pak nga ajo origjinalja që ka qenë dikur. Çmimet, njëher kualiteti nuk është ai kualitet që llogaritet çmimi, çmimi duhet të jetë i barabartë me kualitetin e asaj që blejmë, malli është i Kinës ndërsa çmimi i Perendimit”.

Një qytetar tjetër nga Kosova, por që jeton në Gjermani, tha se Shkupin, e sidomos Çarshinë e Vjetër e viziton çdo herë që vjenë në vendëlindje dhe siç thotë ai,  çmimet janë të njejta sikurse në Kosovë.

QYTETAR

“Shumë bukur, ne jemi nga Kosova, komunës së Podujevës, jemi me ardhë me 20 dhe Shkupin e vizitojmë shpesh. Këtu Çarshinë e vizitojmë më së shumti, qendrën, shumë bukur kalojmë. Çmimet janë deri dikun të ngjajshme sikurse në Kosovë”

Sa sa ka ndikuar ardhja e mërgimtarëve në vend, këtë e tregonë më së miri një artar, i cili thotë se me ardhjen e tyre është shtuar edhe puna.

ARTAR

“Si të them, sikurse një pacientit kur ja jep një infuzion dhe vjenë në vetë, më mirë është. Ankohen për çmimet se janë shumë të larta. Standardi i Maqedonisë së Veriut më duket se është më i larti se gjithë Evropën. Zanati jonë nuk varet shumë nga ne, por për çmimet e tjera këtu në Maqedoni janë shumë shumë të larta”.

Një artar tjetër thotë se kriza ekonomike ka ndikur tek të gjithë, përfshirë edhe tek mërgimtarët, por gjithsesi ai thotë se shtohet puna me ardhjen e tyre.

QYTETAR

“Është një situatë jo mjaftë e qartë, se për çfarë kanë ardhur në aspektin e punës dhe në aspketin e vizitës familjare, po shifet se ndikon kriza që është prezentë është shumë e madhe dhe besoj që edhe ata që janë atje d.m.th nuk e kanë atë komoditetin për të bërë një punë më shumë se sa kemi nevojë ne këtu. Të them të drejtën për dallim nga ajo ka lëvizje diçka më tepër, por nuk është ajo që duhet të jetë”.

Mërgimtarët e mbushin Maqedoninë dhe e bëjnë Paris. Kështu thotë një qytetarë, i cili me karrocën e tij, e nxjerrë kafshatën e bukës, duke transportuar gjëra të cilët kanë nevojë qytetarët.

QYTETAR

“U ka shtu puna, mërgimtarët e mbushin Maqedoninë dhe e bëjnë Paris, si të dalin mërgimtarët dhe shkojnë nëpër vendet e tyre,  Maqedonia mbetet e zbrazur”.

Ndërkaq, gjatë kësaj vere risi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit,  janë edhe kafiterit që janë zbukuruar dhe të njejtat janë frekuentuar shumë,  sidomos nga të rinjtë gjatë mbrëmjes.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING




You may also like