(VIDEO) “Më gjej”, nisi funksionimi i ueb faqes për gjetjen e fëmijëve të humbur

by admin
Spread the love

Sot është promovuar dhe është vënë në funksion web-faqja me emrin “Më gjeni”, e cila është pjesë e sistemit për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të zhdukur në Maqedoninë e Veriut. Web-faqja do të jetë e disponueshme në gjuhët maqedonase, shqipe dhe rome dhe do të mundësohet njoftimi për fëmijët e humbur në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i zhdukjes dhe të përshpejtohet procesi i gjetjes së fëmijëve të zhdukur. Në konferencën e sotme përmbyllëse të pilot projektit, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se nuk ka dyshim se vendi duhet të ketë një sistem të paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur, duke vlerësuar se është mirë që është hedhur hapi i parë në këtë drejtim.

JETON SHAQIRI MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Maqedonia e Veriut është një vend që ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe pozicioni në lidhje me këtë çështje, ndër të tjera, mund të forcohet pikërisht me vendosjen dhe aplikimin e një mjeti të tillë.

Në promovimin e aplikacionit “Më gjeni”, u theksua se kushdo nga kudo do të mund të denoncojë një person të zhdukur dhe se raporti fillimisht nuk do të shihet nga publiku. Ndërkohë personat që qëndrojnë pas faqes së internetit do të shqyrtojnë të dhënat e marra për personin e zhdukur dhe do ta raportojnë në Ministrinë e Brendshme dhe pastaj identiteti i fëmijës së zhdukur do të publikohet zyrtarisht në faqen e internetit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në tre vitet e fundit (nga viti 2020 deri më 27.10.2023), janë zhdukur gjithsej 74 fëmijë të mitur. Prej tyre 65 fëmijëjanë gjetur ndërsa 9 fëmijë janë ende të zhdukur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like