VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Arsenal udhëheq në “Emirates”, Barça e Napoli dhurojnë spektakël

by admin
Spread the love

Mund të thuhet se janë ndër sfidat më të nxehta të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “Topçinjtë” e Arsenal, që do luajnë gjithçka për një biletë çerekfinaleje, ndaj “Dragonjve” të Porto, ndërsa “Katalanasit” e Barcelona ashtu si edhe “Topçinjtë” e teknikut, Mikel Arteta vijnë nga barazimi 1 me 1, ndaj “Bluve” të Napoli.

Në “Emirates” gjithçka është mbyllur me avantazhin minimal, 1 me 0, të “Topçinjve” me këta të fundit, që në pjesën e parë të sfidës kanë dominuar gjithçka teksa kanë arritur të gjejnë edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë, falë “fantazistit” belg, Leandro Trossard, me këtë të fundit, që dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Martin Odegaard, duke nisur festën e të pranishmëve në “Emirates”.

Në krahun tjetër, mes dy kampionëve në fuqi, të La Liga e Serie A, Barcelona e Napoli po zhvillohet një përballje spektakolare, teksa deri më tani janë shënuar plot tre gola, duke dhuruar spektakël për të pranishmit, në “mitikun” e “Blaugranave”. Të parët që shënuan ishin Fermin Lopez e Joao Cancelo, duke i dhënë skuadrës së teknikut, Xavi avantazhin e dyfishtë në minutat 15’ e 17’.

Megjithatë, kundërpërgjigjja e “Bluve”, të Francesco Calzona, nuk vonoi shumë teksa vetëm 13 minuta pas golit të Cancelo, kapiteni i “Dardanëve” të Kosovës, Amir Rrahmani dërgon me shumë potencë në portë një pasim të Politano, në minutën e 30’-të të sfidës, duke rihapur kështu “betejën” për një biletë çerekfinaleje. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Arsenal 1 – 0 Porto 

Goli i Leandro Trossard

Barcelona 2 – 1 Napoli

Goli i Fermin Lopez, 1-0

Goli i Joao Cancelo, 2-0

Goli i Amir Rrahmani, 2-1

You may also like