(VIDEO) Mbeturinat përmbysin Shkupin, punëtorët e Higjienës Komunale vazhdojnë protestën

by admin
Spread the love

Qytetin e Shkupit e kanë mbuluar sot mbeturinat pasi të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale, janë duke bojkotuar punën. Ata shprehin revoltën e tyre, ndaj drejtoreshës së kësaj ndërmarrje, Kosana Nikoliç Mazneva, për të cilën thonë se ka larguar dhjetëra të punësuar nga Higjiena Komunale dhe gjithashtu i ka ofenduar dhe kërcënuar se do t’i largojë edhe qindra të tjerë.

 “Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike të Higjienës Komunale në Shkup, i ka larguar nga puna dhjetëra të punësuar në këtë ndërmarrje, ndërsa ata në shenjë revolte, kanë vendosur që mos të punojnë për dy ditë radhazi, ndërsa kjo që po shifni prapa meje është situatë alarmante, sa i përket mbeturinave , ku shohim konteinjerë të stërmbushur me mbeturina, ndërsa qytetarët ankohen se nuk kanë ku t’i hudhin mbeturinat”.

Në qytet kundërmon erë e keqe, pasi edhe temperaturat janë të larta, qytetarët thonë se kjo gjendje është katastrofale, por të njëjtit mbështesin të revoltuarit e Higjenës Komunale. Sipas tyre, ata kanë të të drejtë në kërkesat e tyre dhe apelojnë të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë.

QYTETAR “E gjithë fajin e kanë qeveritarët, edhe ajo drejtoresha e re edhe këta në qeveri që janë, të gjithë janë për përlyer me korrupsion, për këtë arsye bëhet kështu. Kanë të drejtë ata , drejtoresha qëllimin e ka vetëm të përjashtojë shqiptarë nga puna, atë qëllim e ka, ja shiko këta.. duhet mi marrë këto mbeturina mi dërgu të gjitha në qeveri”.

QYTETAR

“Kjo është një pamje e keqe, për të gjithë ne që kalojmë këtu dhe për vetë ndërtesën që është këtu, por megjithatë këtu gravitojnë më shumë ndërtesa. Kjo është me të vërtet pamje e keqe, por sigurisht punëtorët e Higjienës Komunale kanë të drejtë të shfrytëzojnë këtë si revoltë”.

Edhe një qytetare tjetër  e cila ishte si mysafire në qytet tha se kjo gjendje është katastrofale.

QYTETARE

“Katastrofë, nuk e di a kanë të drejtë se unë nuk jam nga këtu, jam mysafire”

Ndërkaq, të revoltuarit në këtë ndërmarrje, gjatë ditës së sotme, në shenjë solidariteti për personat e sëmurë që janë  të shtrirë në spitale, i  kanë dërguar dy kamionë për të grumbulluar vetëm mbeturinat e Spitaleve në Shkup. Ata ju kërkojnë falje qytetarëve për këtë kaos në qytet  dhe gjithashtu nga qytetarët kërkojnë mirëkuptim dhe përkrahje, që kërkesat e tyre të zgjidhen sa më shpejtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like