(VIDEO) Marsh protestues në Shkup, varfëria ka emër!

by admin
Spread the love




Tetë Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas.  Kjo ditë, në disa vende shënohet me protesta, kurse në disa të tjera festohet. Në Maqedoninë e Veriut, për të gjashtën herë radhazi, u organizua marshi protestues “Varfëria ka fytyrë femre”.

Nga Shoqata për Emancipim, Solidarizim dhe Barazi Gjinore kërkuan që në vend të urimeve dhe dhuratave për rastin e  8 Marsit, Qeveria të marrë masa konkrete për tejkalimin e mungesës së barazisë gjinore dhe problemet me të cilat përballen femrat në çdo fushë. Organizatorët e protestës thanë se mohimi i të drejtave të femrave, diskriminimi dhe dhuna, pjesëmarrje e ulët në politikë dhe pozicione udhëheqëse, më pak paga për të njejtat vende të punës, më shumë punë jofromale dhe pa pagesë, janë disa nga problemet me të cilat përballen gratë.

Imazhi i gruas, sidomos profesioniste në shoqërinë shqiptare edhe pse nuk është i njëjti si vite më parë, ende paragjykohet, diskriminohet dhe përjashtohet nga shumë vende të punës dhe nga shumë aktivitete të tjera. Mendësia patriarkale,  vazhdon të jetë shumë prezente sidomos në viset rurale.

Dita Ndërkombëtare e Gruas vjen kujton jo vetëm arritjet shoqërore, ekonomike dhe politike të saj, por është gjithashtu një moment për të reflektuar dhe ndërgjegjësuar për zonat në hije që akoma poshtërojnë dhe diskriminojnë popullatën femërore në të gjithë botën.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like