(VIDEO) Maqedonia e Veriut po vdes, më shumë vdekje sesa lindje

by admin
Spread the love

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se numri i personave që vdesin është shumë më i lartë se i atyre që lindin. Në nëntë muajt e parë të këtij viti numri i të vdekurve është për 2 582 më i lartë se numri i atyre që kanë lindur.  Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë lindur 12 128 foshnja dhe kanë vdekur 14. 710 persona.

Të dhënar e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i të vdekurve është për 294 më shumë sesa numri i atyre që kanë lindur. Në tremujorin e tretë të vitit 2023 numri i lindjeve të gjalla është 4 453 fëmijë, ndërsa numri i të vdekurve është 4 747 persona, prej tyre 8 foshnja. Shtesa natyrore është negative.

Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se numri i foshnjave të lindura është ulur për 9.8% nëse krahasohet me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu sipas të dhënave të entit edhe përqindja e vdekjeve është ulur për  6,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Po ashtu edhe në tremujorin e dytë të këtij viti numri i atyre që kanë vdekur 711 më shumë se i atyre që kanë lindur.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2023 janë shënuar 4 019 lindje të gjalla dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tyre është ulur me 8,9%.

Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2023 shënoi një rënie prej 0.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, pra kanë vdekur 4730 persona dhe 6 prej tyre kanë qenë foshnje. Shtesa natyrore është negative, minus 711 persona, pra numri i lindjeve të gjalla është më i vogël se numri i personave të vdekur.

Ndërkaq, në tremujorin e parë të këtij viti gjendja ishte edhe më alarmante. Numri i të vdekurve në tremujorin e parë të këtij viti ishte 1 577 më tepër sesa i atyre që kanë lindur.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shënoi një rënie prej 8.8% dhe arriti në 3 656 lindje të gjalla.

Numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi një rënie prej 29.5% krahasuar me të njëjtin tremujori i vitit 2022 dhe arriti në 5 233 persona 5 prej tyre ishin foshnja të vdekura.

Shtesa natyrore është negative, minus  1 577 persona, që do të thotë se numri i popullësisë është ulur për 1 577. /SHENJA/

MARKETING



You may also like