VIDEO/ Lukaku e Dybala shpëtojnë “Verdhekuqtë”, Roma kalon me vuajtje në çerek-finalen e Coppa d’Italia

by admin
Spread the love

Nuk mund të thuhet se nuk ishte përballje e ndërlikuar, mirëpo në fund favoritët ia dolën të siguronin një biletë çerek-finaleje. Roma e tekniku Jose Mourinho nuk zhgënjeu mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Stadio Olimpico” përmbysën gjithçka ndaj “amatorëve” të Cremonese, duke shmangur një “turpërim” të madh, ndryshe nga çfarë bënë Inter e Napoli.

Të parët që kaluan në avantazh, në këtë sfidë tepër të luftuar ishin pikërisht miqtë e Cremonese, të cilët përfituan nga një “përgjumje”, në minutën e mbrojtjes së “Verdhekuqve”, duke kaluar në avantazh në minutën e 37’-të të pjesës së parë, mirëpo ndeshja nuk mbaroi aty me dy “yjet” e sulmit të kryeqytetasve, që menduan për “përmbysjen” e madhe, duke shënuar fillimisht në minutën e 77’-të e më pas të 82’-tën për të nisur festën e vendasve.

Kështu, Roma merr “hak”, nga ai eleminim i turpshëm në Kupën e Italisë, të sezonit të shkuar, që erdhi pikërisht nga Cremonese, e cila atë kohë mundtë “Ujkonjat” me rezultatin e pastër 0 me 2. Ndërkaq, përsa i përket kundërshtarit të radhës, në çerek-finalen e Italisë do të shohin një përballje “legjendare” të futbollit, në vendin fqinj, siç është “Derbi i Kryeqytetit”, Lazio-Roma. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Frank Tsadjout, 0-1:

Goli i Romelu Lukaku, 1-1:

Goli i Paulo Dybala, 2-1:

You may also like