(VIDEO) LSDM: VMRO nuk i bindi partitë simotra gjermane për rezolutën për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Miratimi i Rezolutës nga Bundestagu gjerman është një mbështetje e fortë për anëtarësimin në BE dhe njohjen e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase. Publiku maqedonas pret përgjigje nga Mickoski pse nuk bëri asgjë dhe pse nuk loboi për këtë Rezolutë të rëndësishme me partitë simotra në Bundestag, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. Kuzeska theksoi se rezolutën e kanë përkrahur partitë simotra të LSDM-së, socialdemokratët gjermanë, si dhe partitë simotra të partive tona të koalicionit, Liberalët dhe të Gjelbërit.

BOGDANKA KUZESKA NGA LSDM

“Të vetmet kundër saj ishin partitë simotra të VMRO-DPMNE-së. Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk i kanë bindur aspak partitë simotra që të mbështesin Rezolutën për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase në Bundestagun gjerman. Mickoski deri më tani nuk ka bërë asgjë për gjuhën dhe identitetin maqedonas, deri tani nuk ka lëvizur as gishtin për një vendim kaq të rëndësishëm”.

Sipas Kuzeskës kjo është fytyra e vërtetë e VMRO- DPMNE-së dhe Mickoskit të cilët nuk qëndruan prapa interesit shtetëror dhe identitetit maqedonas. Pyetja është pse? Ose Mickoski nuk ka kredibilitet mes partive simotra dhe askush nuk e merr seriozisht, ose nuk donte të bënte asgjë, tha Kuzeska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like