(VIDEO) LSDM lavdërohet se për 6 vjet e ka rritur pagën mesatare për 59,3%

by admin
Spread the love

Partia në pushtet LSDM, është lavdëruar se gjatë gjashtë vjetëve që janë në pushtet e kanë  rritur fuqinë blerëse të qytetarëve për 30,2 për qind, pagën mesatare për 59,3 për qind dhe pensionin minimal për 46 për qind. Elena Ustamitova, kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në LSDM,  deklaroi se në një periudhë krize të shkaktuar nga pandemia, e cila u pasua nga kriza më e madhe ekonomike dhe energjetike, inflacioni kumulativ u rrit me 29.1%, ndërsa rritja e pagës mesatare ishte 59.3%, që do të thotë se pavarësisht presionit të lartë të çmimeve në standardin e jetesës së qytetarëve, fuqia blerëse është rritur me 30.2 pikë përqindje. Ajo gjithashtu theksonë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdimisht tregon shqetësim të vërtetë edhe për pensionistët.

ELENA USTAMITOVA,KRYETARE E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITKË SOCIALE

“Nëpërmjet metodologjisë së re të rregullimit të pensioneve, ne dhamë një zgjidhje sistematike për rritjen e vazhdueshme të pensioneve, dy herë në vit. Përmes një metodologjie të tillë gjatë periudhës janar 2022 deri në shtator 2023, pensionet do të rriten me 24 për qind. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të përgjegjshme, kemi arritur të rrisim pensionin minimal për 46 për qind nga viti 2017 e deri më tani”.

Nga LSDM premtojnë se Inflacioni do të ulet dhe deri në fund të vitit sipas tyre,  pritet që ky trend të vazhdojë dhe të ruhet niveli njëshifror i inflacionit dhe në vitin e ardhshëm të jetë rreth 2 për qind. Paralelisht me këtë, sipas LSDM-së, do të rriten edhe pagat minimale dhe mesatare, pensionet dhe mëditjet në sektorin publik.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like