(VIDEO) LSDM dhe VMRO sërish përplasen për pagat dhe pensionet

by admin
Spread the love

LSDM siguron se kjo parti do të vazhdojë me rritjen e pagave dhe pensioneve edhe këtë vit. Ata thotë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga LSDM po ashtu bëjnë të ditur se janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta.

LSDM

“Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e VMRO-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë”.

LSDM thotë se paga mesatare është 300 euro më e lartë sot krahasuar me vitin 2016. Ata theksojnë se në gjashtë vitet e fundit paga minimale është rritur  4 herë dhe tani është 20.175 denarë. Nga atje kanë shtuar se muaji mars do të ketë rritje të re të pagës minimale në 22.500 denarë. Me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, dy herë në vit, me rritjen e pagës mesatare dhe të kostos së jetesës, LSDM siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, pavarësisht vullnetit politik të kujtdo.

Ndërkaq, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, thotë se qeveria çdo ditë mburret me paga më të larta për punëtorët. Në një preskonferencë për media ai potencon se hipokrizia e LSD-së shihet tek fakti se ata vetëm po mburren me ngritjen prej 1000 denarë për punëtorët, dhe heshtin për rritjen e 400 euro të pagave të zyrtarëve, që është shtesë e rritjes së mëparshme prej 78%.

NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

“Hipokrizia e LSD-së mund të shihet në faktin se krenohet me një ngritje prej 1000 denarë për punëtorët, dhe hesht për rritjen e pagave prej 400 euro për zyrtarët, që është një shtesë në rritjen e mëparshme prej 78%. LSD dhe Kovaçevski premtuan grupe punuese, por me siguri nevojat jetësore të njerëzve janë më pak të vlefshme se ato të zyrtarëve”.

Ai tha se nga viti 2017 deri në vitin 2023, rritja e BPV-së për kokë banori në Maqedoninë e Veriut është vetëm 20%, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit është 50%.

/SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like