(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për pensionistët

by admin
Spread the love

Pensionistë nuk e meritojnë të nënçohen në këtë mënyrë dhe Gordana Siljanovska duhet t’u kërkojë falje. Kështu kanë reaguar nga LSDM, për deklaratën e  kandidatës së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska e cila gjatë një emisioni televiziv, personat që nuk bëjnë asgjë por shikojnë prej anash i ka krahasuar me figura nga Muppet Shoë.

Snezhana Kalevska-Vançevska, deputete e LSDM-së

“Derisa LSDM i rrit pensionet, e rrit kujdesin ndaj qytetarëve më të moshuar, DPMNE dhe Siljanovska i nënçmojnë pensionistët, duke i krahasuar me Muppet shoë. Kjo qasje ndaj pensionistëve është i papërshtatshëm, e pashembullt dhe nënçmuese, skajshmërisht e papërgjegjshme për një politikane, deputete ose kandidate për president”.

Akuzën e LSDM-së, VMRO-DPMNE e quan gënjeshtër të rëndë. Sipas tyre, Siljanovska flet konkretisht për dy figura të cilat nuk bëjnë asgjë por vetëm kritikojnë dhe jo për të gjithë të moshuarit.

VMRO-DPMNE

“Duke u përgjigjur në pyetjen se përse nga pozicioni i saj komod i profesoreshës ka hyrë në politikë, Siljanovska përgjigjet se të gjithë ata që kanë kapacitet, duhet të kyçen në përmirësimin e shtetit dhe jo vetëm të kritikojnë prej anash sikur dy pleq të Muppet Shoë”.

Fushatë e ashpër mes partive ka nisur prej kohësh edhe pse fushata zyrtare ende ka kohë për të nisur. Akuza të ndërsjellta, mveshje epitetesh, akuza për skandale, të bëma e të pa bëma, partitë posaçërisht ata maqedonase çdo ditë i përdorin në fjalimet e përditshme.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like