(VIDEO) Lloga: Ndryshimet kushtetuese do të kalojnë brenda vitit, bisedojmë me secilin deputet

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, do të miratohen përpara fundit të këtij viti. Duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, Lloga për Zërin e Amerikës ka thënë se Aleanca është gatshme për zgjedhje të parakohshme, kusht votimi i ndryshimeve kushtetuese.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Jemi të gatshëm për zgjedhje, kurdo qofshin ato. Por është e radhës njëherë të votohen ndryshimet Kushtetuese dhe pastaj të futemi në ciklet zgjedhore që pasojnë, dhe ato janë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Domethënë qëndrimi i Aleancës mbetet i hapur për të shkuar ne zgjedhje qoftë edhe të parakohshme, por me kushtin që të kemi miratim të ndryshimeve kushtetuese”.

Opozita maqedonase është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese për shkak të futjes në Preambulë të pakicës bullgare dhe pa votat e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet 2 e 3-ta e nevojshme për t’u miratuar në parlament, por ministri Lloga tha se po punohet për votimin e tyre.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Ka komunikime me partitë politike dhe gjithashtu dhe komunikime me deputetë të veçantë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të votuar dhe ne besojmë që ky proces do të përmbyllet me miratimin para vitit të ri”.

Ministri Lloga tha gjithashtu se ishte kundër ndryshimeve në Kodin Penal, në të cilat parashikohet, mes të tjerash, ulja e dënimit për ata funksionarë shtetërorë të cilët janë përfshirë në shpërdorimin e fondeve publike. Ai shpjegoi edhe arsyet se përse kishte propozuar ligjin për amnistinë.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like