(VIDEO) Lidhja e Sindikatave vazhdon protestat, kërkohet rritje e pagës për sektorin publik

by admin
Spread the love




Lidhja e Sindikatave sot përsëri protestoi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata vendosën 14 karrige para parlamentit për deputetët që janë pjesë e Komisionit për Financa dhe Buxhet. Kryetari i sindikatës, Darko Dimovski edhe njëherë bëri thirrje që të votohet amendamenti i tyre për rritjen e pagës në sektorin publik për 2.806 denarë, përndryshe do të kërkojnë dorëheqjen e të gjithë deputetëve që do të votojnë kundër amendamentit të tyre.

DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LSM-SË
“Do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e atyre deputetëve, me emër e mbiemër, sepse nëse ngrenë dorën për “jo” do të thotë se nuk janë në anën e punëtorit dhe nuk janë me popullin në këto kohë të vështira. Prandaj, kolegë deputetë, merreni seriozisht punën tuaj, punëtorët e Maqedonisë së Veriut prt që sot të votoni amendamentin e LSM-së për rritjen e pagës për 2.806 denarë për të gjithë nga 1 korriku”.

Nga sindikata thonë se nuk mund të presin deri në shtator për rritjen e pagave, pasi çmimi i energjisë elektrike është shtrenjtuar sot, dhe është e papërballueshme për ata që të presin edhe dy muaj më shumë.

DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LSM-SË
“Neve parat na nevojiten sot, sepse sot është shtrenjtuar rryma elektrike për 7.4 për qind, ndërsa ne si punëtorë por besoj se edhe ju që jeni këtu nuk e dini se çfarë do të thotë 7.4 për qind rritje e energjisë elektrike. Kjo do të thotë ata kanë gjetur çmim të ri për energjinë, kanë gjetur metodologji të re për energjinë elektrike, po nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje të pagave, që ti rrisin në këto kohë të krizave”.

Nga sindikata shtuan se për momentin janë në negociata me pesë komuna dhe 12 kompani publike komunale për rritjen e pagave në sektorin publik, ndërsa  institucionet e pushtetit qendror vazhdojnë edhe më tej të mbeten të heshtur. Ata grevën e tyre do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like