(VIDEO) Liderët e Ballkanit u mblodhën në Shkup, ekonomia do t’i sheshojë ndasitë politike

by admin
Spread the love

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë Plani për Zhvillim, i miratuar nga KE, me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, u përcoll me kritika për BE-në, kërkesa dhe akuza të drejtëpërdrejta e të tërthorta mes liderëve të rajonit.

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Xhejms OBrajan, siguroi liderët se askush nuk do ta bllokojë askënd në këtë proces dhe nëse tenton dikush të bëjë një gjë të tills, do të sanksionohet. Ai bëri thirrje që të bëhen përpjekje sepse rajoni asnjëherë nuk ka qenë aq afër BE-së.

Xhejms O Brajan, Ndihmës Sekretar i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike

“Në këtë proces askush askënd nuk do ta bllokoj, as nuk ka të drejtë për këtë. Askush nuk do ta ndaloj tjetrin të përparojë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe çdo vend që do të tentoj ta bëjë këtë, do të përballet me pasoja”.

Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komision u shpreh që Plani i Rritjes mund ta përshpejtojë aderimin e Ballkanit në BE, duke paralajmëruar se nëse bllokohet ndonjë fqinj, atëherë nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e përbashkët.

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negoviatat e Zgjerimit në KE

“Prandaj vendosëm si kusht në këtë Plan të Zhvillimit, që ju nuk duhet të bllokoni fqinjët e juaj. Duam të vini me ne. Nëse i bllokoni fqinjët atëherë nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm përshkak se kostoja e përbashkët është shumë e lartë. Potenciali është shumë i lartë. Do t’ju përmend disa shembuj. Zona për pagesa të vetme në BE mund të sjellë shumë mjete dhe kjo në aspektin teorik do të thotë është diçka që çdo qytetar, çdo kompani që dërgon para në Evropë dhe rajon, do të mund ta sheh këtë. Këto janë kursime serioze. Është e ngjajshme me liberalizimin e vizave”.

Me kritika prej fillimi e deri në përfundim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalimin e tij, nuk e kurseu as Bashkimin Evropian.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

“Paramendoni në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE do të ishte më serioze me integrimin rajonal. Nëse do të ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhej të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ky proces që ndodh njëherë në vit dhe andaj ne filluam me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte për politikë ditore, ishte për qëllim për luftimin e forcës jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Por, ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën që është pjesë e kësaj rritje dhe e një tregu të vetëm. Derisa presim dhe derisa nuk varet nga ne, derisa Evropa të na aderoj, le të aderohemi vetë ne”.

Për një integrim ekonomik evropian, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kërkoi që të ndërpriten kërcënimet e sigurisë dhe të mos keqpërdoret liria e mallrave, për tu bartur municion.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

 “Që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova edhe besim dhe marëdhënie mes vendeve tona, institucioneve dhe popujve tanë. Kjo nuk mund të ndodh nëse liria per mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës. Bashkimi Evropian paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendeve, prandaj puna jonë është që ti realizojmë këto reforma, ti plotësojmë kushtet, kurse BE të gjykoj sipas meritave dhe ti ruaj vlerat fundamentale”.

Në mënyrë tërthore, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjeti rastin ti përgjigjet Kurtit.

Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë

“Nuk shoh një rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu, përveç se për ne, por kjo është një gjë që ne e shohim si një iniciativë të lartë dhe do ju tregoj përse. Për ne janë të rëndësishme shiritat e gjelbërta, se sa zona e vetme evropiane për pagesë. Nuk them që nuk është e rëndësishme, nuk e nënçmoj rëndësinë e saj, por për ne më të rëndësishme janë shiritat e gjelbërta. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe për krijimin e biznesve, mjedis më i mirë për qytetarët tanë, por edhe për të gjithë ata të tjerë që do të duan të investojnë në këtë rajon”.

Sipas planit të përgatitur me qëllimin për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të mbështetur reformat dhe investimet që do stimulojnë rritjen ekonomike, do të krijohet një fond i ri i Reformës dhe Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like