(VIDEO) Lavrov akuzon Perëndimin se e shfrytëzon Maqedoninë si mjet kundër Rusisë

by admin
Spread the love

Perëndimi po i përdor Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi si vegla kundër Rusisë. Kështu thotë kryediplomati rus Sergej Lavrov, në një intervistë të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse. Sipas Lavrovit, populli i thjeshtë maqedonas dhe malazez janë pro-serb, e çmojnë dhe vlerësojnë historinë e përbashkët dhe i lidh religjioni i përbashkët me rusët. Por politikanët nga këto dy vende janë të detyruar të pozicionohen kundër Rusisë, sipas tij.

SERGEJ LAVROV, MINISTËR I JASHTËM RUS
“Kam qenë në vizitë në Shkup dhe Ohër, e pashë se si njerëzit në Maqedoni sillen ndaj historisë dhe religjionit tonë të përbashkët. Shihet dallimi mes asaj se çfarë malazezët dhe maqedonasit e ndjejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre janë të detyruar ta bëjnë në Bruksel, BE dhe NATO. Ky është tentim që të shndërrohen në vegla në lojën anti-ruse”.

Lavrov shtoi gjithashtu se Perëndimi ka gënjyer sipas tij Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi gjoja për t’i anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por qëllimi i vërtetë sipas tij ka qenë anëtarësimi në NATO dhe përfshirja në frontin anti-rus.

SERGEJ LAVROV, MINISTËR I JASHTËM RUS
 “Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut për të hyrë në BE, ku nuk u pranua dhe nuk do të pranohet në të ardhmen e afërt. Në vend të kësaj, i morën në NATO, filluan t’i nxisin ndjenjat rusofobe, politikën agresive ndaj Federatës Ruse. Të njëjtën e bënë edhe me Malin e Zi, u premtuan se do të hyjnë në BE por ju thanë se duhet të hyjnë në NATO, tu bashkohen sanksioneve dhe të marrin qëndrim të hapur kundër Rusisë. Kjo është e dhimbshme”.

Lavrov lavdëroi vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për të pranuar Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, pas disa dekadave mosmarrëveshjesh. Sipas tij kjo mundëson rikthimin e komunitetit eukaristik me Kishën Ortodokse Ruse, për çka Rusia është e interesuar dhe beson se do të jetë në të mirën e ortodoksizmit. /SHENJA/

You may also like