(VIDEO) Kyçyk: Talat Xhaferi kryeministër, për ta marrë shembull për shoqëri shumetnike

by admin
Spread the love

Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, Maqedoninë e Veriut, edhe një herë u bë shembull edhe për shumë vende evropiane për funksionimin e suksesshëm të demokracisë multietnike, u shpreh eurodeputeti Ilhan Kyçyk.

Përparimi i shtetit në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe situata e brendshme politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale, ishin temat mbi të cilat disktutuan në takimin e  sotëm kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe Ilhan Kyçyk, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e RMV-së

“Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj zotim i fuqishëm i Qeverisë mbetet përmbushja e obligimeve që janë pjesë e kornizës së negociatave me BE-në”.

Xhaferi siç bëjnë me dije nga Qeveria, e ka falenderuar Kyçyk për bashkëpunimin e ngushtë dhe aktiv në këto 4 vite. Xhaferi theksoi kënaqësinë e tij për mbështetjen nga ana e  Kjuçukut dhe si shembull ai ka përmendur procesin e “Dialogut Zhan Mone”, në kuadër të të cilit zhvilloheshin bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit dhe që u  miratua me konsensus nga deputetët.

Qeveria e RMV-së

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i procesit të zgjerimit është në interes të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë, shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përqendrohen në forcimin e zbatimit të proceseve reformuese”.

Kyçyk theksoi se vendi do të mund të vazhdojë edhe më tej të llogarisë në mbështetjen e tij duke shpresuar se pas zgjedhjeve të ardhshme për deputetë në Parlamentin Evropian, do të ketë mundësi të vazhdojë të kontribuojë në integrimin më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like