(VIDEO) Kuvendi miratoi propozimin e qeverisë për pikë të përbashkët kufitare me Kosovën

by admin
Spread the love

Pritjen e gjata në kufirin me Kosovën do të reduktohen. Kuvendi ka ratifikuar propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Kosovën nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe data-bazë të përbashkët.

Zëvendëskryeministri  i parë, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook,  ka shkruar se një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Evropës.

ARTAN GRUBI, ZV /KRYEMINISTËR

“Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe data-bazë të përbashkët”.

Ndërkaq, kjo kërkese ka qenë e kahmotshme e qytetarëve të të dyjave shteteve, pasi në këto pika kufitare me Kosovën, sidomos gjatë sezonin veror, kur edhe vijnë mërgimtarët, fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm dhe krijohen rradhë të gjatë, me çka udhëtarët presin me orë të gjata.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like