(VIDEO) Kushtetuesja pezullon grafën e etnisë nga certifikatat

by admin
Spread the love

Me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar udhëzimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me të cilin ishte futur në certifikata grafa për përkatësinë etnike. Pas vendimti të gjykatësve kushtetues kjo nuk do të jetë përkohësisht e vlefshme. Ata vendosën të vazhdojnë procedura për udhëzimin dhe deri në vendimin përfundimtar të ketë masë të përkohshme që udhëzimi të mos zbatohet. Votë kundër vazhdimit të procedurës ka pasur nga Naser Ajdari dhe Fatmir Skenderi.

Debati zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa të njëjtën e ka ndjekur edhe vetë ministri, Krenar Lloga.

Ndërkohë, Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse, duke theksuar se Gjykata Kushteuese e hapi kutinë e Pandorës, pasi që në shumë raste nuk është respektuar afati kushtetues për publikimin e akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare.

“Më gëzon kjo nismë, por më habit fakti që Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur ende procedurë për akte të tjera nënligjore që nuk respektojnë afatin kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare.

“Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës. Paralajmëroj se në të ardhmen do të paraqes personalisht iniciativa në gjykatë për mosrespektim të afateve kushtetuese. Faji nuk është në Ministri por në Sekretariatin për Legjislacion në Qeveri”, tha Lloga. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like