(VIDEO) Kryetari aktual i Gazi Babës akuzon paraardhësin e tij për korrupsion

by admin
Spread the love




Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ka hedhur  disa akuza për ish kryetarin e po kësaj komune nga radhët e LSDM-së, Boris Gjeorgievski. Sipas kryetarit aktual, nga muaji maj deri në muajin gusht të vitit të kaluar janë harxhuar 11 milionë  denarë në komunën  e Gazi Babës, ku 7 milionë denar janë shpenzuar për mirëmbajtje të komunës dhe 4 milionë denarë për ndërtimin e linjave të reja për ndriçim rrugor.

BOBAN STEFKOVSKI

“Periudha e shkurtër për realizimin e marrëveshjeve ishte dëshmi e mjaftueshme, ishte e nevojshme të ketë revizion, ku prej 5 janar 2022 me vendim kemi formuar komision, të cilët kanë kryer mbikqyrje terreni, për marrëveshjen e ndërtimeve të linjave të reja për ndriçim rrugor, dhe perveç asaj edhe dorëzimin e faturave të faktorëve ekonomik. Komisioni pohoi se ekzistojnë dallime ndërmjet punëve të kryera dhe atyre të shkruara në faturë”.

Ai më tej tregoi edhe vendimin ku ishin të nënshkruar 5 persona, ku 3 ndër ta ishin të punësuar në Komunën e Gazi Babës.

Boban Stefkovski me anë të fotografive që i shpalosi tha se këtë e bëjë me qëllim që të informohen të gjithë qytetarët e kësaj komune,  sepse edhe ata duhet të dinë gjithçka se  janë taksapagues në këtë komunë.

Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like