(VIDEO) Kryeprokurori jep detaje për aksidentin në Bullgari dhe spitalin e Tetovës

by admin
Spread the love

Zjarri në spitalin e modeluar të Tetovës është shkaktuar gjatë reanimacionit tek një pacient. Prokurori Publik Lubomir Joveski thotë se ekspertiza e bërë nga ekspertët gjerman, përkon me atë të Prokurorisë vendase.  Ndërkaq, shton se këtë periudhë kanë grumbulluar edhe prova të tjera sa i takon mënyrës se si është shkaktuar zjarri.

Lubomir Joveski, prokurori publik

“Kjo ekspertizë në thelb përkon me ekspertizën e bërë nga ekspertët tanë, se zjarri fillimisht është nisur në hapsirën numër 3, ku bëhej reanimacion i një pacienti, pastaj është shpërndarë në hapësirat e tjera të spitalit modular. Prokuroria këtë periudhë ka siguruar më shumë prova, që kanë të bëjnë me personat që kanë njohuri të caktuara, për shkaktimin e zjarrit.Nëse egzistojnë elemente të mjaftueshme për sjellen e vendimit të prokurorisë, pres që për një kohë të shkurt të sjellin vendimin e duhur”.

Sa i përket tragjedisë tjetër, aksidentit tragjik në Bullgari, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë prokurori Joveski bëri me dije se me qenë se është përfunduar hetimi nga pala bullgare, familjarët e të ndjerëve kanë të drejtë të paraqesin ankesë tek prokuroria bullgare dhe të parashtrojnë padi civile për kompensimin e  demit.

Lubomir Joveski, prokurori publik  

“Në bazë të këtij vendimi ka disa mundësi që familjarët e tashmë të ndjerëve të mund të paraqesin ankesë deri tek Prokuroria e Republikës së Bullgarisë. Kanë të drejtë t’i shqyrtojnë dosjet e rastit konkret. Gjithashtu e kanë ne dispozicion edhe mundësinë që para organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë të parashtrojnë padi civile për kompensimin e dëmit”.

Ai bëri me dije se Prokuroria ka dhënë urdhër për hetime tjera në disa institucione edhe atë tek Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Regjistri Qëndror, Byroja për punësim, me qëllim që të shihet puna e kompanisë “Besa Trans”, e cila e ka organizuar këtë udhëtim, posaqërisht për pjesën se si autobusi i ka kaluar kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve fqinje, për pjesën teknike të autobusit dhe regjistrimin e tij, licencën dhe rrethanat e tjera.

Duke qenë se pronari Bekim Haxhiu nuk është parë askund në opinion, Joveski tha se edhe ai edhe avokati  tij janë të qasshëm për prokurorinë.

Më tej Prokurori Publike Lubomir Joveski njoftoi se Prokuroria ka lëndë të hapura kundër një funksionari shtetëror aktual, për një sekretar shtetëror në një nga ministritë, por edhe për prokuror e gjykatësit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like