(VIDEO) Krim në një familje në Kumanovë, 66 vjeçari vret motrën dhe nipin, një tjetër i plagosur

by admin
Spread the love

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj, respektivisht ndaj nipërve të tij, me çka motra dhe njëri prej djemve të saj  ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i plagosuri i tretë është tranferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfrimuar rastin për Shqip, të cilët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e marrëdhënieve të pazgjidhura të pronësisë.

Tabelë: MPB

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punjonjësit e policisë i kanë hequr lirinë D.Gj (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R( 63) dhe djemve të saj Zh.R (36) dhe T.R(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R dhe T.R, ndërsa Z.R me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”.

Nga MPB thonë se sulmuesi është arrestuar menjëherë ndërsa vazhdojnë hetimet për këtë rast tragjik, ndërsa në ditët në vijim do t’i ndajnë infmroacionet më të hollësishme për opinionin.

Linda Ebibi /SHENJA

You may also like