(VIDEO) Kreu i NATO-s: Ka tensione në veri të Kosovës dhe në Bosnje, por nuk ka rrezik të drejtëpëdrejtë ushtarak

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, por thotë se nuk sheh rrezik të drejtëpëdrejtë ushtarak. Ai më tej theksoi se NATO e ka zgjeruar praninë e tyre në Kosovë me rreth 1000 trupa shtesë, duke shtuar se e ndjekin situatën me kujdes dhe do ta bëjmë atë që është e nevojshme.

Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s

“Ajo që po shohim është rritja e tensioneve sidomos në Kosovë. Gjithashtu shohim se ka tensione që paraqiten edhe në Bosnje Hercegovinë, por nuk shoh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për cilin do vend të rajonit. Po, jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në vende të caktuara na rajon, por njëkohësisht vlerësojmë se duhet të njihet fuqia dhe rëndësia e NATO-s”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në takimin e sotëm nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg ka kërkuar që të shtohen forcat ushtarake të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi. Rama tha Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtoj integrimin e saj në NATO.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

“Në takim theksova domosdoshmërinë e rritjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe  domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale, të trafikut të armëve, të trafikut të drogës”.

E presidenti Kroacisë e konsideroi si veçanërisht të vlefshëm propozimin e kryeministrit Rama, i cili propozoi të mendohej për mundësinë e organizimit të një forumi në të cilin do të merrnin pjesë edhe vendet joanëtare – Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Zoran Millanoviq, kryeministër i Kroacisë

“E konsideroj një propozim të zgjuar dhe të mirëpritur. Besoj se propozimi meriton vëmendjen e NATO-s dhe Sekretarit të Përgjithshëm dhe ai do të vendos nëse është i mundur dhe i realizueshëm. Për mua ky është konkluzioni kryesor nga ky takim, Sekretari i Përgjithshëm të mendojë për këtë sepse sigurisht që mund të jetë i dobishëm”.

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq u shpreh se Mali i Zi si një vend me 0 probleme me fqinjët, do të vazhdoj të luaj rol konstruktiv dhe të kontriboj në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal si dhe ruajtjen e paqes dhe stabiliteit.

Milojko Spajiq, kryeministër i Malit të Zi

“Ballkan Perëndimor i sigurtë është i munudur vetëm me perspektivë të fuqishme ekonomike dhe evropiane dhe qeveria e Malit të Zi do të japë gjithëçka nga vetja që kjo të bëhet e mundur si për Malin e Zi, ashtu edhe për gjithë rajonin e gjerë”.

Kryeministri i vendit tonë Dimitar Kovaçevski theksoi se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile dhe nuk egziston asnjë indicie për rrezikimin e saj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like