(VIDEO) Krerët e lartë shtetëror urojnë ditën e punëtorëve

by admin
Spread the love

Krerët shtetërorë kanë uruar qytetarët për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.  Ata nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale ndanë fjalimet e tyre të cilat i’u ishin kushtuar gjegjësisht, punës dinjitoze të çdo punëtori. Presidenti Pendarovsi në fjalimin e tij shprehet duke thënë se vetëm punëtorët e kënaqur mund të jenë të suksesshëm, të motivuar dhe të kontribuojnë në përparimin dhe prosperitetin e vendit.

Stevo Pendarovski, president

“Çdo punëtor duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë nga punëdhënësi, të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, të ketë kushte dinjitoze pune dhe puna e tij duhet të vlerësohet siç duhet. Detyra jonë është të vazhdojmë të mbështesim angazhimet e organizatave sindikale, të ndihmojmë në përmirësimin e standardeve dhe kushteve të punës, në mënyrë që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të drejta dhe të barabarta për realizimin dhe zhvillimin e një plani profesional”.

Ndërkohë, kryeministri Teknik, Talat Xhaferi, deklaroi se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, duhet të angazhohet për mbrojtjen e punëtorëve dhe të drejtat e tyre për t’iu siguruar jetë dinjitoze me standarde europiane.

Talat Xhaferi, kryeministër

“Urime 1 Maji – Ditа ndërkombëtare е punës për të gjithë punëtorët që gjithmonë kontribuojnë me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm në përforcimin e qëndrueshmërisë, rritjes, zhvillimit dhe konkurrencës së ekonomisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, zotimi ynë është ti mbrojmë punëtorët dhe të drejtat e tyre, të sigurojmë jetë dinjitoze me standard dhe cilësi europiane”.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Mitreski, thekson se Lufta për të drejtat e punës nuk përfundon kurrë, dhe se dialogu social duhet të zhvillohet vazhdimisht në nivele të ndryshme. Për më tepër, përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve të punëtorëve, ai thekson, se duhet të jetë prioritet për të gjithë aktorët relevantë politikë dhe socialë.

Jovan Mitreski, kryetar Kuvendi

“Lufta për të drejtat e punës nuk përfundon kurrë, dialogu social duhet të zhvillohet vazhdimisht në nivele të ndryshme, midis punëtorëve, sindikatave, punëdhënësve, dhomave të tregtisë dhe autoriteteve. Përmirësimi i vazhdueshëm i të drejtave të punës, standardeve të punëtorëve, kushteve të punës, sigurisë në vendin e punës duhet të jetë prioritet për të gjithë aktorët relevantë politikë dhe socialë”.

Megjithatë, kujtojmë që kjo festë e 1 majit, që sot njihet si dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. /SHENJA/

MARKETING



You may also like