(VIDEO) Kovaçevski: Vendosja e Merkos në listën e zezë të SHBA-së konfirmon se sistemi gjyqësor ka nevojë për “remont”

by admin
Spread the love

Vendosja e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në listën e zezë të SHBA-së vërteton se sistemi ynë gjyqqësor ka nevojë për një rinovim të përgjithshëm, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri të mërkurën nga Vinica ka kritikuar organet vendore hetimore dhe gjyqësore se nuk kanë mundur të gjejnë informacione për kryetarin e Komunës së Strugës.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

 “Akuzat që janë bërë për futjen në listën e zezë të kryetarit të Komunës së Strugës janë të rënda. Bëhet fjalë për disa baza. Autoritetet tona hetimore dhe gjyqësore duhet të hetojnë pretendimet e bëra në deklaratën e Departamentit të Shtetit dhe të pyesin se si Shtetet e Bashkuara që gjenden mijëra kilometra larg arritën të kenë një informacion të tillë mbi të cilin bazohet  vendimi i tyre ndërsa autoritetet tona nuk arritën te të dhëna të tilla gjatë gjithë këtyre viteve”.

Sipas kryeministrit, ky rast konfirmon edhe një herë se sa e rëndësishme është vazhdimi i integrimit evropian të vendit, që do të thotë ndër të tjera rritje e nivelit të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit.

Lidhur me mandatin e kryetarit të Komunës së Strugës, Kovaçevski tha se përgjigjen për këtë pyetje do të duhet ta japë vetë kryetari i komunës sepse është i zgjedhur në zgjedhje të menjëhershme, ndërsa këshilltarëve në Komunën e Strugës u ka dërguar mesazh që të mendojnë mire  se si të vazhdohet më tej.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

“Të gjithë do të duhet të mendojnë me kujdes se si të vazhdohet më tej në lidhje me akuzat. Të mos harrojmë – ai ka qenë kryetar komune në disa mandate dhe në ato mandate ka bashkëpunuar me të gjitha grupet këshilldhënëse në Komunë”.

Po ashtu edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, pret që autoritetet gjyqësore t’i kuptojnë në mënyrë adekuate “mesazhet e qarta dhe hapat konkretë që po ndërmarrin aleatët ndërkombëtarë të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit” në vend.

Vendimi i Uashingtonit për futjen në listën e zezë të Merkos, u shpall  të martën më 20 qershor, me arsyetimin për përfshirjen e tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhej se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, Departamenti i Shtetit i vendosi të listën e zezë  edhe bashkëshorten e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij – Genc, ​​Nazmije dhe Drenusha – si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like