(VIDEO) Kovaçevski: Vendi i partive politike është në koalicione që ndajën të njëjtat vlera

by admin
Spread the love

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski është pyetur sot për qëndrimin e kreut  të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit, që në zgjedhje ASH të shkojë me opozitën shqiptare. Ish kryeministri tha se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet në ASH. Ai tha se mbetet oferta që LSDM-së t’i bashkëngjiten të gjitha partitë që janë pro integrimit europian të vendit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së

“Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumë demokratike në të cilën çdo parti politike dhe çdo individ mund të marrë vendimet e veta lirisht. Vlerësoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Pa hyrë në atë se kush në cilin koalicion është si subjekt politik. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që e ndajnë vizionin për Maqedoni evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit”.

Kovaçevski tha se është takuar me Arben Taravarin dhe kanë  folur për aktivitetet aktuale që po zhvillohen në Qeveri, siç tha ai, jemi dy kryetarë të partive politike që kemi ministrat tonë në Qeverinë teknike. Ata gjithashtu në takim kanë folur edhe për marrëdhëniet mes tyre që kanë në koalicion.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like