(VIDEO) Kovaçevski: Siguruam pakon më të madhe antikrizë në rajon

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut është një ekonomi liberale dhe ne jemi të lirë në marrëdhëniet e jashtme. Kemi investitorë nga vendet evropiane, nga Kina, kompani kanadeze dhe projekti më i madh infrastrukturor që do të kemi është ndërtimi i Korridorit 8 drejt Shqipërisë dhe Korridorit 10D, autostradë mes dy qyteteve të mëdha, Manastirit dhe Prilepit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për BBC.

Lidhur me krizën energjetike, ai shtoi se secili person është në krizë, ndërsa ky dimër do të jetë më i keqi që nga Lufta e Dytë Botërore, në rrethana të tilla së pari mendon për veten dhe familjen e tij.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“ E kam thënë publikisht se askush në këtë vend nuk do të mbetet vetëm këtë dimër dhe askush nuk do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit. Ndaj, përmes Bankës Botërore kemi siguruar pakon më të madhe financiare kundër krizës nga të gjitha vendet e rajonit, e cila do të jetë e dedikuar për kategoritë më e cenueshme të qytetarëve në vend dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanive.

Kovaçevski potencoi se kanë  marrë vendime duke filluar nga prilli i këtij viti dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit dhe nëse situata është e njëjtë, vitin e ardhshëm do të subvencionojnë çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Të gjithë qytetarët në vend marrin një faturë pesë herë më të ulët të energjisë elektrike se sa do të paguanin pa subvencionet nga Qeveria, kurse çmim të subvencionuar marrin edhe kompanitë në tregun e rregulluar, 72,000 kompani që punësojnë 98% të punëtorëve në vend,gjithashtu, marrin çmim të subvencionuar të energjisë elektrike. Ne reduktuam zërat e buxhetit që nuk janë të nevojshëm në kohë krize dhe i ripërdorëm këto fonde për të luftuar krizën dhe për të ndihmuar më të rrezikuarit”.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se nga janari i vitit të ardhshëm, BE-ja do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje buxhetore për përballimin e krizës energjetike. Për Ballkanin Perëndimor, BE-ja do të sigurojë gjysmë miliardë euro për tranzicionin energjetik, që do të thotë termocentrale të reja, infrastrukturë të re për furnizimin me gaz.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like