(VIDEO) Kovaçevski: Partitë politike duhet t’i përmbushin obligimet e tyre ligjore në raport me qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se bisedimet për një front të gjërë evropian tashmë kanë filluar me disa nga partnerët e koalicionit dhe theksoi se me kalimin e kohës ato do të intensifikohen në raport me ecurinë e zgjedhjeve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Qeveria teknike është një detyrim ligjor. Njejtë sikur të më pyesni mua nëse do të dorëzoj dorëheqjen në 100 ditët para qeverisë dhe unë të ju them jo, do ta dorëzoj në ditën e 96. Kjo është mospërfillje e ligjit. Të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre, në mënyrë që të mos mbetet asnjë njollë në proces”.

Këtë autorizim këshilli qëndror i LSDM-së mbrëmë ia ka dhënë kryetarit të partisë Dimitar Kovaçevski, siç është paralajmëruar, bazuar në iniciativën për një front të gjerë evropian. Këshilli qëndror poashtu  përcaktoi Jovan Mitreskin për kandidat të LSDM-së për kryetar të Kuvendit deri në përfundim të mandatit të përbërjes parlamentare 2020-2024.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like