(VIDEO) Kovaçevski: Organet e partive do të vendosin nëse shkojmë me lista të përbahkëta me BDI-në

by admin
Spread the love

Nëse do të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, thotë se këtë do ta vendosin organet e partive. Ai shtoi se ajo që mund ta thotë është se LSDM do të jetë me bllokun që është për integrim evropian, përkundër bllokut tjetër që janë për izolim, referuar VMRO-së dhe partisë E Majta.

Dimitar Kovaçevski

“Gara zgjedhore është vendim i organeve të partive, se a do të shkohet me lista të përbashkëta apo do të shkojnë me lista që paraqesin koalicione tradicionale, të partnerëve të koalicionit, do të jetë vendim i partive. Megjithatë në fund të ditës ne do të kemi dy blloqe, njëri që është për integrim evropian dhe tjetri për izolim”.

Ndërkaq, as nga partneri i tyre i deritanishëm i kalicionit BDI nuk kanë informuar nëse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, do të shkojnë me lista të përbashkëta me LSDM-në, apo do të dalin vetë.

Se do të jenë një në këto zgjedhje deri më tani e kanë konfirmuar vetëm Lidhja Evropiane për Ndryshim, e cila përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe së fundmi u bashkangjit edhe Arben Taravari, por ende nuk dihet fati i partisë së tij.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like