(VIDEO) Kovaçevski: Ngecja në eurointegrime na e cenon sistematikisht sigurinë

by admin
Spread the love

Kryeministri i  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e mbajti brifingun e rregullt me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ku mori pjesë edhe zëvendësshefi i Misionit të BE-së në vendin tonë, Julijan Vasallo.

Në takim, kryeministri Kovaçevski trajtoi çështjet më të rëndësishme të procesit integrues evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të krizës aktuale të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ne po kalojmë kohë dramatike për shkak të situatës tragjike në Ukrainë dhe agresionit brutal të Rusisë kundër një vendi tjetër evropian që ka shkaktuar një numër të madh vdekjesh, mjerim dhe dhimbje për qytetarët e saj. Mendimet tona sot janë me miqtë tanë ukrainas, të cilët meritojnë vëmendjen, mbështetjen dhe angazhimin tonë më të madh”.

Kovaçevski sqaron se për Maqedoninë e Veriut, procesi i vonuar i integrimit në BE është një burim i cenueshmërisë sistematike, efektet e të cilit përhapen në të gjithë rajonin, ndërsa aktorët keqdashës e shfrytëzojnë lehtësisht dhe me shkathtësi.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Në një kohë kur rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është shkatërruar, hezitimi i BE-së ndaj atyre që investojnë energji të mëdha sociale për t’iu përmbajtur rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane është diçka që ne së bashku nuk mund ta përballojmë. Prandaj është e domosdoshme që të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani, gjatë presidencës franceze të BE-së”.

I pari i Qeverisë theksoi se nevojitet pak për të goditur topin në drejtimin e duhur dhe për të arritur një fitore të përbashkët si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për Bullgarinë dhe BE-në në tërësi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like