(VIDEO) KOM dhe BFI kundërshtojnë propozim ligjin për ndërrimin e gjinisë, KOM të enjten do të protestojë

by admin
Spread the love

Peshkopi Jakov Stobinski ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet të enjten para Kishës qendrore. Ai tha se arsyet janë dy ligjet, njëri për evidencën amë, tjetri për barazi gjinore. Sipas tij, kishës i pengon konteksti i cili i jepet termit “gjini”, si dhe ajo që një nga ligjet parashikon ndryshimin e gjinisë me deklaratë në noter.

JAVKOV STOBINSKI,PESHKOP

“Kërkojmë tërheqjen e dy ligjeve, prej të cilëve njëri është në Kuvend, ndërsa ai është Ligji për ndryshimin e evidencës amë, ndërsa i dyti propozim-ligj për barazi gjinore i cili përgatitet që të hyjë në Kuvend. Edhe përkundër vërejtjeve për përmbajtjen e të dy ligjeve, si kishë kemi përshtypje se po insistohet që të vazhdohet me procedurën dhe ato të jenë zyrtare në shoqërinë tonë me përmbajtjen e tyre”

Peshkopi Stobinski, tha se kjo protestë nuk është e  drejtuar kundër askujt, por siç thotë ai, është  kundër përmbajtjes së ligjeve të propozuara.

JAVKOV STOBINSKI,PESHKOP

“Kisha është një organizëm i gjallë i përbërë nga njerëz të veçantë – një komunitet që ka një sistem vlerash. Ne besojmë se këto ligje do të kërcënojnë të drejtën tonë për fenë duke ripërcaktuar të gjithë shoqërinë dhe duke kufizuar lirinë e fjalës, me nenin për gjuhën e ndjeshme gjinore. Unë do të doja të them se si Kishë ne distancohemi nga çdo abuzim për qëllimet tona. Ne nuk mbështesim gjuhën e urrejtjes dhe bëjmë thirrje për protesta paqësore. Prania jonë do të thotë se ne nuk pajtohemi me zgjidhje të tilla të propozuara”.

Në lidhje me këtë protestë, Stobiski ka bërë thirrje të gjithë  popullatës në vend  për prezencë masive sepse siç thotë ai qëndrimet  e kishës krejtësisht janë  keqinterpretuar në opinion.

Ndërkaq, Bashkësia Fetare Islame mbeten me qëndrimin që kanë dhënë më 7 maj, ku janë kundër propozim ligjit me të cilin gjinia mund të ndërrohet vetëm me një kërkesë të noterizuar.  Meqenëse  data e protestës përputhet me datën e Kurban bajramit,  BFI nuk do ti bashkëngjitet protestës së KOM-it.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like