(VIDEO) Këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku: Policia e Kosovës u tregua shumë profesionale

by admin
Spread the love

Këtë javë në emisionin “Intervistë në Shenja”, ishte i ftuar këshilltari i Albin Kurtit nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ku temë ishte situata pas sulmit terrorist në veri të Kosovës. Nëse nxirret një konkluzion për të gjithë atë që ka ndodhur nga mëngjesi i së dielës e deri më sot, Qoku tha se është pikërisht efikasiteti i Policisë së Kosovës dhe menaxhimi i situatës i shkëlqyer në aspektin politik.

BEKIM QOKU, KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI

“Flasim për një polici e përgatitur jashtëzakonishtë mirë dhe me një efikasitet të jashtëzakonshëm, në duart e një menaxhmenti të mirë dhe një administrimi  të mirë, siç është Xhelal Sveçla, së bashku me shërbimet tjera të sigurisë në Kosovë, atë të AKI-së, ka bërë që të ketë këtë lloj rezultati”

Këshilltari i Kurtit thot se ky sulm terroristë ka qenë një plan shumë mirë i menduar dhe afatgjatë. E për këtë ai vlerëson se është e pamundur që mos të ishte në dijeni presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiq dhe sipas tij, burimi i i gjithë këtij problemi vjen nga Serbia.

BEKIM QOKU, KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, ALBIN KURTI

“Burimi apo pikënisja e këtij problemi vjen nga Serbia, tani a është Vuçiqi kryesori këtu apo nuk është, këtu do shohim edhe më tutje, por sidoqoftë përgjegjësinë se çfarë ndodhë në territor të Serbisë, pra nga ka ardhur i gjithë ai armatim, sepse nuk ka ardhur nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, pra ka ardhur nga territori që është 40 km larg Zveçanit, pra asaj zone aty dhe i gjithë aramatimi ka ardhur nga ajo zonë, megjithatë po them se këto do jenë infromacione dhe analiza që do të bëhen më vonë, por tani për tani, fajtori kryesor është Vuçiqi dhe qeveria e Vuçiqit”.

Duke folur më tej për Vuçiqin, Bekim Qoku tha se ai është pa maskë, pasi siç thotë ai, duken qartë qëndrimet e tij. Por, ai nënvizioi se maskat i kanë rënë edhe qasjes ndërkombëtare ndaj Vuçiqit. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like