(VIDEO) Këshilli gjyqësor fton kryetaren e Supremes për të treguar nëse ka presione politike

by admin
Spread the love

Këshilli Gjyqësor me një ftesë me shkrim ka ftuar kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi në takim pune me anëtarët e Këshillit, lidhur me zhvillimet e fundit dhe shkrimet e publikuara në media për presionet politike ndaj gjyqtarëve të gjykatës më të lartë.  Këshilli Gjyqësor thekson se sipas nenit 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, ata kanë detyrimin të sigurojnë dhe garantojnë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe neni 11 i të njëjtit ligj garanton vendimmarrje të lirë gjyqësore pa asnjë ndikim dhe presion.

 KËSHILLI GJYQËSOR

 “Ditët e fundit në media janë publikuar disa shkrime për presionet politike ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, reagimet e partive politike, si dhe intervistën e kryetares së kësaj gjykate Besa Ademi. E konsiderojmë të nevojshëm  informimin e opinionit se ushtrimi i mundshëm i presioneve ndaj gjyqtarëve të çfarëdo lloji, është i papranueshëm dhe tejet shqetësues”.

Mbledhja e punës është caktuar për të hënën e datës 6 nëntor në orën 11:00 në ambientet e Këshillit Gjyqësor.

Ditë më parë krerët e opozitës shqiptare, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi akuzuan BDI-në, se disa individë të cilët janë instaluar në kryesinë e kësaj partie, po ushtrojnë presion ndaj gjyqtarëve në këtë gjykatë, për të kthyer Nikolla Gruevskin në vend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like