(VIDEO) Këshilli Gjyqësor do të shqyrtojë vendimin për anulimin e shkarkimit të Vesna Danevës

by admin
Spread the love

Se a do të kthehet në krye të Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, do të bëhet e ditur të mërkurën. Vendimi që kishte të bëjë me anulimin e shkarkimit të Damevës, që Gjykata Administrative e solli në fund të vitit që lamë pas, ka arritur në Këshillin Gjyqësor.  Për nesër, njoftohet se është caktuar mbledhje pune, në të cilën do të rishikohet dhe do të diskutohet për këtë vendim.

Nga Këshilli Gjyqësor kanë informuar se kanë afat ligjor 30 ditor për të vepruar pas vendimit të Gjykatës Administrative, duke shtuar se vendimi është përfundimtar dhe pa të drejtë ankese.

Dameva u shkarkua kur pas një zënke disaorëshe, kur zëvendësi i atëhershëm i saj Selim Ademi, kishte kërkuar dorëheqjen e saj, ndërsa kjo e fundit kishte refuzuar të dorëhiqet nga funksioni. Mes vërejtjeve për punën e Damevës, ishte edhe që një pjesë e anëtarëve të Këshillit, akuzonin se ka fshehur letrën që ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, ia kishte dërguar Këshillit Gjyqësor.

Në maj të vitit 2023, Dameva ngriti padi para Gjykatës Administrative për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Pas kësaj, pasuan një varg reagimesh të ashpra në gjyqësor, sektorin joqeveritar dhe të politikanëve.

Edhe Komisioni Evropian në Raportin e saj për RMV-në, kishte konstatuar se nuk ka përparim në sistemin gjyqësor në vend. Këshilli Gjyqësor ishte i ndarë në raport pikërisht për shkak të “shkarkimit kontravers të kryetares Vesna Dameva”.

Mënyra se si u shkarkua Dameva ishte njëra nga arsyet që në qershor të vitit të kaluar, gjykatësit Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimoski të japin dorëheqje nga Këshilli Gjyqësor.

Në fillim të majit 2023, në seancë të jashtëzakonshme, Sashko Georgiev u zgjodh për kryetar të Këshillit, funksion që e bartë edhe sot.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like