(VIDEO) Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë vendimin e apelit për dënimin e Angellço Nikollovit

by admin
Spread the love

Për shkak të dallimit të madh të vendimit dhe reagimeve në opinion, Këshilli Gjyqsor ka bërë me dije se do ta rishqyrtoj rastin të cilin Gjykata e Shkallës së dytë e kishte ulur për vite denimin për Angelçe Nikollov, që e kishte goditur për vdekje një të mitur në Veles. Këshilli Gjyqsor dënon gjithashtu çdo ndarje të gjyqtarëve sipas kombësisë dhe vlerëson se deklaratat e pamatura në publik dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe shtetit.

Këshilli Gjyqësor i RMV-së

“Këshilli Gjyqsor me vëmendje e ndjek rastin me caktimin e dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me të cilin denimi me burg 18 vjeçar ulet në 8 vite. Përshkak të dallimit të madh në caktimin e denimit, Këshilli paralajmëron se pas pushimeve vjetore, do ta rishqyrtoj këtë rast”.

Këshilli Gjyqsor i bënë apel Gjykatës Supreme që të siguroj unifikim të praktikës gjyqsore nga ana e gjykatave, ndërsa i rikujton se kjo nuk është hera e parë që ata po bëjnë rishqyrtim të një vendimi gjyqsor.

Këshilli Gjyqësor i RMV-së

“Këshilli i apelon Gjykatës Supreme që të siguroj zbatim të barabartë të ligjeve nga ana e gjykatave përmes unifikimit të praktikës gjyqsore, sidomos për veprat penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë, njerëzve dhe pronës në trafik’. Këshilli rikujton se disa herë në mënyrë të shkruar ka kërkuar nga Gjykata Supreme, që përshkak të mosunifikimit të vendimeve të rishqyrtoj politikën penale, pas një analize paraprake të bërë të praktikës gjyqsore”.

Para tre dite, Gjykata e Apelit denimin për Angellçe Nikoll, i cili e kishte shkelur me mercedesin e  tij një 11 vjeçare me nënën e saj, në vendkalim për këmbësor, pas çka e mitura kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, për të uli denimin nga 18 në 8 vite burg. Pas këtij vendimi, në opinion shpërthyen një varg reagimesh.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like