VIDEO/ Ka dy vite e përjashtuar, Rusia masakron Serbinë në miqësoren e parë që i lejoi UEFA

by admin
Spread the love

Rusia kë bërë sot kthimin në arenën e futbollit europian me një miqësore ndaj Serbisë që ka marrë edhe “bekimin” nga UEFA e cila e ka përjashtuar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Dhe ndonëse ka më shumë se dy vite që nuk luan ndaj përfaqësueseve të niveleve më të larta ndërkombëtare, me emrat e fundit që kanë qenë Kenia dhe Kuba, Rusia ia doli që të triumfonte përballë serbëve me rezultatin e thellë 4-0 në Moskë.

Kartoni i kuq i Gajiç që në minutën e 21-të të ndeshjes ia bëri më të thjeshtë rusëve, të cilët shënuan me Anton Mirançuk, Osipenkon, Aleksei Mirançuk dhe Sergeev, për të dominuar plotësisht sfidën ndaj ballkanasve që lanë shumë për të dëshiruar me paraqitjen e tyre.

GOLI I AN. MIRANÇUK (VIDEO)

GOLI I OSIPENKO (VIDEO)

GOLI I AL. MIRANÇUK (VIDEO)

GOLI I SERGEEV (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like