VIDEO/ “Jemi popull tallava…’/ Luizi i kthen “thumbin” gazetares që e “ofendoi”

by admin
Spread the love

Gazetarja Malvina Duraku teksa ishte e ftuar në emisionin “E Diell” në rubrikën “Trotuar”, ka “sulmuar” hapur këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Ajo tha se këngëtari nuk e ka fituar famën për shkak të talentit, por  nga veprimet që bëri për vëmendje në “Big Brother VIP 2”.

“Po t’i pyesësh njerëzit se pse e kanë zgjedhur Luizin si dikush që i frymëzon, jam e sigurt që nuk do thonë sepse është një këngëtar i mirë. Sepse realisht është super këngëtar. Nuk ia kanë dëgjuar fare këngët, jam shumë e bindur, përveç këtyre të fundit që ka nxjerrë tani. E kanë zgjedhur për gjurulldinë e madhe që ka bërë aty 4 muaj. Lyu ai flokët, i lyen të gjithë, u bënë me kokë të bardhë… Shante ai, shanin të gjithë siç shante ai… Kërcente ai tallava, kërcenin të gjithë… Ne jemi popull tallava, ne këtë duam. Nuk frymëzohemi nga një njeri intelektual. Ky është mendimi im.”- tha ajo.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe rreth këtij komenti ka reaguar edhe vetë Luizi duke e ironizuar keq gazetaren.

“Po te pyesim Manushin se pse e ftove kete? As ai nuk e di se perse, thjeshte ishte shi dhe nuk erdhi kush tjeter.”– ka shkruar këngëtari.

 

The post VIDEO/ “Jemi popull tallava…’/ Luizi i kthen “thumbin” gazetares që e “ofendoi” appeared first on NTV.

You may also like