(VIDEO) Ismet Ramadani: Populli Ukrainës nuk e duron gjatë Putinin

by admin
Spread the love

Situata në Ukrainë nuk po gjen qetësinë, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë. Se si do të jetë epilogu i kësaj situate, në emisionin debativ në televizionin Shenja kanë debatuar analistët  politik Ismet Ramadani dhe Sadri Ramabaja.

Analisti Ismet Ramadani deklaron se çdo njeri që është normal dhe ka ndjenja pak demokratike nuk do ta arsyetonte një agresion të tillë.

ISMET RAMADANI, ANALIST POLITIK

“Edhe eventualisht mund që të ndodh ndonjë kapitulim që udhëheqësia ta nënshkruajë apo presidenti Zelensky për shkak se target është edhe koka e tij, megjithatë populli ukrainas është aq i emancipuar politikisht nuk ma merr mendja që do të durojë okupim për një kohë të gjatë. Plus ka përkrahje edhe drejtpërdrejt bota perëndimore nuk është aty, mirëpo në vazhdimësi do të ketë përkrahje në armatim, instruktorë të ndryshëm, sepse asnjëherë nuk dihet se si mund të veprojë një NATO”.

Ndërsa, analisti Sadri Ramabaja tha se lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan, duke pasur parasysh se këtu qëndrojnë dy aletatët e Rusisë si Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë, por megjithatë Ramabaja hedhë poshtë një tentativë që Serbia mund ta sulmojë Kosovën.

SADRI RAMABAJA, ANALIST POLITIK

“Vuçiqi e di që në Kosovë janë të stacionuar trupat e KFOR-it, NATO. Vuçiqi e di që një luftë e re shqiptaro-serbe nuk ngjan aspak me atë që ka ndodhur në vitin 98/99. Vuçiqi e di që një hapësirë sa Kosova e sotme, Serbia e ka aneksuar në vitin 1878 e kam fjalën për Toplicën. Qytete të tëra dhe afër mbi saktësisht 998 katunde shqiptare 736 me shumicë absolute shqiptare. Pra Vuçiq e ka parasysh se hapet mundësia që shqiptarët kësaj radhe të rikthejnë atë që kanë humbur para 100 e ca viteve”.

Ramabaja vlerëson se nga kjo luftë se më së shumti do të pësojë Rusia, të cilëve do t’ju kushtojnë shumë sanksionet ekonomike që po vendosen nga vendet perëndimore.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like