VIDEO/ Ish-gjyqtari italian nuk ka dyshime: Ajo e Interit nuk ishte penallti, nuk e di pse e konfirmoi pasi e ftoi VAR-i

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Interit dhe Xhenoas në Serinë A është mbyllur me fitoren 2-1 të zikaltërve, falë edhe një episodi shumë të diskutueshëm në pjesën e parë. Gjyqtari Ajroldi dha një penallti të paqenë për zikaltrit pas një ndërhyrje të Frendrup ndaj Barela në minutën e 36, edhe pse pa vetë pamjet me VAR pasi e kishte dhënë në fushë.

Ish-gjyqtari italian Luka Mareli, tashmë moviolist në studion e ”Sky Sport’, është i qartë që një penallti e tij nuk duhej dhënë dhe ishte e pakuptimtë.

“Episodi për të cilin do të ketë diskutime, është penalltia që u dha në fushë dhe u konfirmua pastaj edhe me VAR. Barela hyn në fushë, është aty Frendrup i cili ndërhyn te topi, pasi e prek topin, më pas ka një tjetër përplasje loje. Për shkak të dinamikës, dy lojtarët përplasen pasi ai xhenoan ndërhyn në top, nuk kishte mënyrë për të shmangur këtë përplasje.

SHIH VIDEON

Kjo është arsyeja pse VAR-i vendosi me të drejtë që të thërriste Ajroldin për verifikimin e pamjeve dhe nuk e di se për cilën arsye ai vendosi që të konfirmojë penalltinë”, tha Mareli, duke bërë të qartë se gjyqtaria kishte gabuar në mënyrë të pakuptimtë dyfish te ky rast.

PANORAMASPORT.AL

You may also like