VIDEO/ Interi, makineri perfekte! Skuadra e Inzagit i jep leksion Atalantës me Asllanin titullar dhe “fluturon” +12 nga Juventusi

by admin
Spread the love

Interi i këtij sezoni duket si një makineri perfekte në Serinë A. Zikaltërit e Inzagit likuiduan Atalantën mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0 në duelin e prapambetur të vlefshëm për javën e 21-të, duke thelluar diferencën në +12 nga ndjekësit e Juventusit. 

 

Dominim absolut i kryesuesve të Serisë A, që iu falë golave të Darmian, Lautaro Martinez, Dimarkos dhe Fratezit. 

INTERRRR

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizuan dy shqiptarët Asllani dhe Gjimshiti që qëndruan në fushë gjatë gjithë 90 minutave.  Ky ishte suksesi i 22-të në 26 javë për Interin, që në ndeshjen e radhës pret Xhenoan në shtëpi.  

FT: INTER-ATALANTA 4-0

Darmian 26′, Lautaro Martinez 45+2′, Dimarko 54′, Fratezi 72′

RASTET: 

GOLI I FRATEZIT: VIDEO 

LAUTARO HUMBET PENALLTINË, TOPI KTHEHET TE DIMARKO QË PËRSHËNDET RRJETËN: VIDEO 

PENALLTIA E INTERIT E KONFIRMUAR ME VAR: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

TRAVERSA E DIMARKOS: VIDEO 

GOLI I DARMIAN: VIDEO 

GOLI I ANULUAR I BARELËS: VIDEO 

GOLI I DE KETELARE I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO 

 

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

You may also like