(VIDEO) Indeksi i shpenzimeve së jetesës në shtator të vitit 2022, është më i lartë krahasuar me muajin paraprak

by admin
Spread the love

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i shpenzimeve së jetesës në shtator 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 101.6, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 99.9.

Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në shtator 2022, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te djathi dhe gjiza me 9,9%, frutat e freskëta dhe të ftohta me 6,3%, qumështi me 5,7%, peshku dhe prodhimet e detit me 3,5%. , perime të freskëta dhe të ftohta me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 3,1, bukë dhe drithëra me 2,6%, mishi me 2,2%,  sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 0.2%.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Në muajin shtator, rritje e indekseve të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te lëndët djegëse të ngurta shtëpiake me 15.2%, biçikletat me 9.1%, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 6.9%, sallonet e flokëve dhe qendrat e bukurisë me 6.1%, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 5,4%, riparime elektroshtëpiake me 4,2%, shërbime medicionale me 3.3% shërbimet shtëpiake me 2.7% “.

Rënie e indekseve të shpenzimeve të jetesës në shtator 2022, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar tek vaji dhe yndyrnat me 1,1% uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve me 0,6%.  Indeksi i shpenzimeve të jetesës në shtator 2022, krahasuar me shtatorin 2021, ka shënuar rritje prej 18.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 14.7%.

Medina Ajeti  /SHENJA/

You may also like