(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” bojkoton takimin konsultativ në selinë e BDI-së

by admin
Spread the love




Anëtarët e “Grupi i Zjarrit” sot nuk janë parë në takimin kunsultativ të BDI-së,  në selinë partiake në Reçicë të Vogël, në të cilën janë mbledhur anëtarët e kryesisë së vjetër të partisë. Kjo mbledhje po zhvillohet një ditë para mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të BDI-së ku do të vendoset për përbërjet e kryesive, asaj qëndrore dhe të ngushtë, që më pas do të shqyrtojë kërkesat e “Grupit të Zjarrit” për llogaridhënie të ekzekutivit.

“Grupi i Zjarrit” prej kohësh këmbëngulin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, shefit të diplomacisë Bujar Osmani dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Nëse kryesia e BDI-së nuk ndryshon qëndrim në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, të paraparë për nesër, “Grupi i Zjarrit” bënë të ditur se do të formojnë fraksion, sipas burimeve brenda partisë.

Ky njoftim vjen pasi kreu i partisë, Ali Ahmeti, pretendohet se nuk ka dashur ta zëvendësojë Grubin dhe ka mbetur i mendimit se ndryshimi i ministrave nuk është i nevojshëm.

Pjesë e “Grupit të Zjarrit” janë Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi,  Navzat Bejta etj.  Kujtojmë se kohë më parë ata me një letër publike ju drejtuan kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke shfaqur pakënaqësitë e tyre për funksionimin e partisë, sidomos me sjelljen dhe veprimet e zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi. Ata thonë se politikat e deritashme kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve të partisë.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like