VIDEO/ Gol i Rrahmanit dhe tripletë e Osimhen, Napoli “shpartallon” me 6 gola Sasuolon e Bajramit

by admin
Spread the love

Napoli ka arritur një fitore të madhe me përmbysje përballë Sasuolos, duke e shpartalluar këtë të fundit me rezultatin 1-6, sfidë e cila ishte e prapambetur.

Sfida nisi më mirë për vendasit që shënuan të parët, por ishte Rrahamani ai që rivendosi baraspeshën, duke i hapur rrugën më pas Viktor Osimhen, që shënoi tre gola. Festë kishte dhe për Kvaratskhelian, i cili gjeti dy herë rrjetën gjithashtu.

Kështu Napoli kthehet sërish te fitorja duke shpresuar për një vend në zonën “Champions”, ndërsa Sasuolo e Bajramit vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë, me futbollistin e Kombëtares që u aktivizua për këtë takim për 77 minuta.

REZULTATI:

SASUOLO 1-6 NAPOLI

Raciu 17’ / Rrahmani 29’, Osimhen 31’, 41’, 47’, Kvaratskhelia 51’, 75’

GOLI I RRAHMANIT

GOLI I PARË I OSIMHEN

GOLI I DYTË I OSIMHEN

GOLI I TRETË I OSIMHEN

PANORAMASPORT.AL

You may also like