(VIDEO) Gjykata vendosi: “Gjaku i pistë” nuk mund të fshihet

by admin
Spread the love




Gjykata Civile e Shkupit refuzoi kërkesën e Zhan Mitrevit, për caktimin e masës së përkohshme, gjegjësisht detyrimi që gazetarët e IRL-së ta fshijnë nga të gjitha rrjetet sociale dokumentarin hulumtues “Gjaku i pistë”, në të cilin ata tregojnë se si klinika private i ka mashtruar qytetarët.

Shoqata e gazetarëve mirëpriti vendimin e Gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për censurimin e dokumentarit të IRL-së.

Vendimi i gjykatës erdhi pas padisë së ngritur nga Dr. Zhan Mitrev dhe objekti shëndetësor privat – Spitali klinik Zhan Mitrev –Shkup  kundër Laboratorit të gazetarëve hulumtues

Kundër IRL ishte ngritur padi për përcaktimin e përgjegjësisë civile për shpifje dhe kompensimin e dëmit jomaterial në shumë prej 1.200.000 denarëve.

Shoqata e Gazetarëve reagoi duke mbrojtur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe raportimit publik, gjegjësisht a kërkesa për të fshirë “Gjakun e pistë” është absurde dhe e rrezikshme. Për këtë shoqata e gazetarëve e informoi edhe Federatën e Europiane të gazetarëve dhe federatën ndërkombëtare të gazetarëve.

Pas publikimit të dokumentarit “Gjaku i pistë” prokuroria nisi hetimet. Zhan Mitrevi nuk është në paraburgim, pasi ka lënë garanci një milionë euro se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.

Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. /SHENJA/


You may also like